
Dy aktorët nga Bujanoci nderohen me çmim "Harpa 2016" në Shqipëri
Fondacioni Kulturor "Harpa" një organizatë joqeveritare në Shqipëri ka ndarë çmimet për vitin 2016 në fushën e kulturës, shkencës dhe kinematografisë dhe dy persona nga Lugina e Preshevës janë nderuar gjatë këtij manifestimi.Regjisori dhe aktori nga komuna e Bujanocit, Valton Jakupi është nderuar me çmimin regjisori i vitit me arsyetimin e bazuar në veprimtarinë e tij kinematografike dhe teatrale në Evropë.
Gjithashtu edhe aktorit nga Tërnoci i komunës së Bujanocit Naski Abdixhikut i është ndarë çmimi i publikut për kontributin e dhënë në fushën e kulturës dhe artit.
Gjatë këtij manifestimi ishin të pranishëm personalitete të ndryshme kukturore nga gjithë Shqipëria dhe më gjërë./Titulli.com/